Mirlind Daku nuk ka të ndalur, shënon një tjetër gol në Rusi

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka gjetur sërish rrugën e golit për skuadrën e tij Rubin Kazan.

26-vjeçari ka shënuar në sfidën që skuadra e tij luajti kundër Spartakut të Moskës (Rubin kazan u mund me rezultatin 3-1).

Daku tashmë është një nga lojtarët më të mirë tek Rubin Kazan, ku këtë sezon të garave ka shënuar nëntë gola.

Go to TOP