Osmani: Çdo fustan tregon një histori guximi dhe qëndrueshmërie
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ekspozitën “Thinking of You”, të Alketa Xhafa-Mripa, e cila është e hapur në Hagë, që ka marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Përmes platëformës “X”, presidentja Osmani ka shkruar se ky instalacion i jashtëzakonshëm, i cili ishte gjithashtu pjesë e #WPSRKS2024, si dhe premierë në #IDESVC, e ka shndërruar Hagën në një homazh prekës për të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin.
“Çdo fustan, fund dhe këmishë—dhuruar nga mbi 20 vende—tregon një histori guximi dhe qëndrueshmërie. Kjo ekspozitë, ku mori pjesë edhe i dërguari im special, Vasfije Krasniqi, si dhe Shyrete Tahiri dhe të tjerë të panumërt, është i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin global për këtë çështje kritike, duke fuqizuar të mbijetuarit të gjejnë zërin e tyre dhe të ndajnë të vërtetën e tyre”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/
Thrilled to see "Thinking of You," the powerful exhibition by our very own Alketa Xhafa Mripa, now open in The Hague and receiving the international attention it deserves.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 19, 2024
This remarkable installation, which was also part of #WPSRKS2024, and premieres on #IDESVC, has transformed… pic.twitter.com/AdZuVyQll6
