Osmani: BE ka toleruar refuzimin e Serbisë, kjo e inkurajon atë të prodhojë kriza të reja

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, derisa ka thënë se ai do të formohet vetëm ashtu si është në parim me kushtetutën e Kosovës.

Osmani ndër të tjera ka thënë se Bashkimi Evropian vazhdimisht ka toleruar refuzimet e Serbisë ndaj marrëveshjeve, dhe sipas saj kjo mund t’i hapë rrugë Serbisë që të vazhdojë me qasjen e saj në raport me Kosovë.

“Kështu në njëfarë mënyrë po e rrezikon edhe të gjithë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që të gjithë trysninë ta tregojë nga Serbia, dhe jo nga Kosova.

Go to TOP