OAK viziton Parkun e Inovacionit në Prizren

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan Parkun e Inovacionit në Prizren, ku u pritën në takim nga drejtori Wolfgang Leidig dhe Muhamed Rexhepi.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi përgëzoi përfaqësuesit e Parkut Inovativ për punën, duke theksuar që krijimi i hapësirave për bizneset është më se i nevojshëm në vendin tonë.

Sipas OAK-së, bizneset janë të interesuara të informohen më detajisht për mundësitë që Parku i Inovacionit ofron për investitorët potencial.

Leidig falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës për vizitën, të cilën e konsideroi si të nevojshme për të dyja palët.

Ndërsa, Rexhepi informoi në detaje për ofertën që Parku i Inovacionit në Prizren ka për investitorët potencial, e gjithashtu edhe për benefitet e bizneseve që akomodohen në këtë hapësirë punuese. /Kosova.info/

Go to TOP