Peceta higjienike në hyrje të qeverisë (VIDEO)

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka organizuar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës kundër taksës 18% për produktet menstruale.

Në shkallët e hyrjes së objektit, përfaqësueset e kësaj qendre kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Shteti po takson menstruacionet!”.
Ato po ashtu kanë hedhur edhe peceta higjienike, të ngjyrosura me të kuqe.

Go to TOP