Sot nafta 2 centë më shtrenjtë në Kosovë

Drejtuesit e veturave dizell do të paguajnë 2 centë më shumë sot për kaburant.

Kjo pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e ka rritur çmimin maksimal të lejuar për këtë derivat nga 1.50 që ishte dje në 1.52 euro sot.

Vendimi hyn në fuqi me fillim nga ora 10:00.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.39 euro për litër, ndërsa gazi vazhdon të shitet me çmim maksimal prej 0.61 euro për litër.

Tarifat e reja do të zbatohen deri në publikimin e vendimit të radhës nga MINT-i, në përputhje me mekanizmin e përcaktimit të çmimeve maksimale të lejuara për derivatet e naftës.

Go to TOP