Një i armatosur vret disa persona në Britani

Policia e qytetit të Plymouth ka konfirmuar “një numër të vdekjeve” në një incident me armë zjarri.

Policia tha se ka pas një numër viktimash në vendngjarje dhe disa të tjerë që u lënduan tashmë janë duke marrë trajtimin mjekësor, njofton Klan Kosova.

Deputeti nga Plymouth Johnny Mercer tha në Twitter se sulmi nuk ka të bëjë me terrorizëm dhe bëri thirrje që të mos spekulohet dhe të publikohen skena të ngjarjes në mediat sociale, shkruan BBC.

Policia e quajti incidentin të rrezikshëm, por tha se tash është në kontroll.

Një dëshmitar okular që jeton aty afër tha se pamja ishte e tmerrshme dhe trishtuese.

“U dëgjuan britma në fillim, pastaj u pasuan me të shtëna armësh, tri ose katër. Sulmuesi goditi derën e një shtëpie dhe filloi të gjuante rastësisht. Ai doli nga shtëpia duke vazhduar të shtënat me armë mbi disa persona”.

Go to TOP