Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës – Betohen 20 deputetë të rinj në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka hapur punimet e seancës së jashtëzakonshme plenare ku janë të pranishëm 110 deputetë të legjislaturës së dhjetë.

Haxhiu ka njoftuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndërmarrë hapat ligjor për zëvendësimin e deputetëve të cilët janë pjesë e kabinetit qeveritar dhe do të mbajnë postin e ministrave.

U betuan 18 deputetët e rinj që kanë zënë vende në parlament, pas emërimit të disa deputetëve ministra.

Zëvendësimet janë si më poshtë: 

Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qeriqi, Mimoza Shala, Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajrizi,

Ndërsa, nga Iniciativa e Re Demokratike: Fridon Lala Dhe  Lazar Raduloviq nga Za Slobodu Pravdu i Opstanak. Po ashtu Bahrim Shabani nga Koalicioni Vakat.


Go to TOP