Ngritet aktakuzë ndaj Donika Gërvallës
Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka ngritur aktakuzë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Aktakuza është ngritur për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Për Insajderin lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënsia e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.
