Hovenier: Kryetarët mos të hyjnë me forcë në objektet komunale

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ka kërkuar nga kryetarët e komunave veriore që mos të hyjnë me forcë në objektet komunale.

Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se i ka ftuar kryetarët që t’i kryejnë detyrat e tyre por jo të futen me forcë në objektet e komunave.

Para Osmanit, Hovenier takoi kryetarët e komunave veriore, Ilir Peci kryetar i Zveçanit dhe Izmir Zeqiri i Zubin Potokut, ku tha se është i shqetësuar me situatën në veri derisa shtoi se qëndrimin e SHBA-së e ka bërë të ditur edhe ditë më parë.

“Jam takuar me Presidenten Osmani me kërkesë të saj, për shkak të shqetësimeve që kemi për situatën në veri. Unë i kam ftuar katër kryetaret e komunave veriore në takim. I keni parë reagimet tona, janë shumë të qarta, jemi të shqetësuar për situatën në veri. Kryetaret duhet të kryejnë detyrat e tyre, por jo të hyjnë me forcë në objektet komunale.

Go to TOP