Në Sarajevë hapet muzeu selfie, bëni fotografi të përkryera për rrjete sociale

Në kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës, është hapur mbrëmë “Muzeu Selfie”, që qysh sot ka pranuar vizitorët e parë.

Adhuruesit e fotografisë së bukur në “Muzeun Selfie” në Sarajevë, mund të realizojnë fotografi në instalacione interesante që janë ideuar enkas për këtë çështje, transmeton Telegrafi.

“Muzeu Selfie” në Sarajevë u ofron vizitorëve 25 instalacione inovative, në të cilat mund të bëjnë “veprat e tyre moderne artistike”.

Luhatësja në Bali, burgu glamuroz, kopshti magjik i luleve, bari në plazhin e Maldiveve dhe dyqani i ëmbëlsirave, janë vetëm disa nga instalacionet që tërheqin vëmendjen si të vizitorët e huaj ashtu edhe ata lokal – madje atyre u është ofruar mundësia që në një zhveshtore të mund të ndërrojnë rrobat për të bërë selfie.

Go to TOP