Në Prizren mbahet `Dita e Hapur`, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve së bashku me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për të gjithë qytetarët, bizneset dhe profesionistët organizon sot “Dita e Hapur” për të promovuar inovacionin dhe teknologjinë, përmes aktiviteteve dhe shfaqjeve nga më të ndryshmet.

Siç njofton organizata gjermane GIZ gjatë ditës do të shfaqen një gamë e gjerë aktivitetesh që përfshijnë shfaqje robotike, lojëra interaktive, garë skuterësh, ekspozita artistike e filma për fëmijë.  Aktivitetet fillojnë nga ora 12:00 deri në 18:00.

Gjithashtu në kuadër të këtij organizimi do të mbahet edhe një koncert në mbrëmje që do të vazhdojë deri në orën 21:00.

Në këtë ditë të veçantë, do të keni mundësinë të ndiqni: 

Shfaqje robotike dhe teknologjike nga partnerët e ITP-së 

Lojëra dhe aktivitete interaktive për të gjitha moshat 

Gara dhe aktivitete të ndryshme 

Ekspozita të artit dhe teknologjisë 

Muzikë dhe argëtim 

Vizitoni faqen që të informoheni me më shumë hollësi rreth programit: https://itp-prizren.com/itp-open-day-event/

Go to TOP