Ndeshja Shqipëri – Itali, në stadiumin e Dortmundit pritet të jenë mbi 50 mijë shqiptarë e më pak se 10 mijë italianë

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA bashkë me autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50 mijë tifozë shqiptarë që të marrin pjesë në ndeshjen e parë të Shqipërisë në EURO 2024 kundër Italisë në Dortmund.

Sipas burimeve të ESPN, ky është kontingjenti më i madh udhëtues i çdo kombëtareje tjetër, përveç vendit pritës, që është Gjermania.

Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet në Signal Iduna Park i cili është stadiumi i Borussia Dortmundit, i cili ka një kapacitet prej 82 mijë vendesh, por stadiumi do të ketë një kapacitet të reduktuar në 62 mijë.

Shumë banorë shqiptarë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë të Shqipërisë në Kampionatin Evropian, ndërsa kampionia e Evropës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10 mijë tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.

Go to TOP