Përfundon Evropiani për mbrojtësin e Arsenalit

Kieran Tierney do të duhet të kthehet në shtëpi pasi pësoi një dëmtim në barazimin e Skocisë me Zvicrën në Euro 2024.

Tierney nuk mund të shërohet para përfundimit të turneut dhe ai është kthyer në Angli për t’u rikuperuar nga dëmtimi.

BBC shkruan se Tierney tani do të kthehet në Arsenal dhe do të vlerësohet nga mjekët e klubit.

Lëndimi pengon planet e Arsenalit për të shitur Tierney dhe për të mbledhur fonde këtë verë, pasi kërkon disa përforcime.

Ai me situatën aktuale mund të dërgohet në një huazim tjetër, por kjo varet nga sa shpejt rikuperohet.

27-vjeçari ka treguar se është me ‘zemër të thyer’ me lëndimin, pasi duhet ta lë në gjysmë garë, e ku një fitore e Skocisë e dërgon kë vend me shumë gjasë në mesin e më të mirave.

Go to TOP