Rebrov: Treguam shpirtin tonë luftarak

Trajneri i Ukrainës, Serhiy Rebrov, shprehu kënaqësinë e tij për fitoren ndaj Sllovakisë (2:1) dhe vlerësoi kontributin e lojtarëve që erdhën nga bankina, si dhe ndryshimet taktike të bëra në pjesën e dytë.

“Ne ndryshuam disa pozicione në presionin tonë të lartë në pushim të ndeshjes. Lojtarët që erdhën nga bankina na përmirësuan. Më e rëndësishmja, ne treguam shpirtin tonë luftarak. Realisht u përpoqëm të ndryshonim rezultatin dhe e merituam fitoren”, deklaroi Rebrov.

“Ne luajtëm shumë keq kundër Rumanisë, por ata treguan një shpirt luftarak dhe e merituan fitoren. Tani duhet të përqendrohemi në ndeshjen e radhës, por kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për ekipin dhe për vendin tonë”, tha tutje Rebrov.

Trajneri i Ukrainës gjithashtu theksoi rëndësinë e reagimit në pjesën e dytë: “Nuk bërtita në pushim. Ne duhej të reagonim në pjesën e dytë. Nuk po bënim presion të lartë mjaftueshëm. E kuptuam që ky ishte shansi ynë dhe këtë ua thashë lojtarëve. U thashë ‘mos u shqetësoni për rezultatin dhe vetëm vazhdoni përpara'”, shtoi ai.

Go to TOP