Austria realizon fitoren e parë në Euro 2024, e mposht Poloninë

Kombëtarja e Austrisë ka realizuar fitoren e parë në Euro 2024. Në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin D, austriakët e kanë mposhtur Poloninë, me rezultat 3:1.

Austria e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 9-të, me golin e Gernot Trauner, por polakët arritën të rikthejnë baraspeshën në rezultat me golin e Krzysztof Piatek, në minutën e 30-të.

Me shifrat 1:1 u mbyll pjesa e parë.

Megjithatë, në pjesën e dytë djelmoshat e Ralf Ragnick ishin dukshëm më të mirë dhe realizuan edhe dy gola.

Fillimisht Christoph Baumgartner shënoi në minutën e 67-të për 2:1, derisa Marko Arnautoviq në minutën e 78-të realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 3:1.

Go to TOP