Ndryshon maska e Mbappes

Kylian Mbappe është detyruar ta ndryshojë maskën përpara ndeshjes që Franca e luan me Holandën në kuadër të “Euro 2024” sonte nga ora 21:00.

Mbappe e ka pasur maskën me ngjyra të flamurit të Francës, por rregullorja e UEFA-s nuk lejon që maska të jetë me shumë ngjyra.

Futbollisti i ri i Real Madridit ka zgjedhur ta mbajë maskën me ngjyrë të zezë.

Mbappe u lëndua në ndeshjen e parë të grupeve kundër Austrisë, të cilën francezët e fituan 1:0.

Go to TOP