Sllovakia në epërsi ndaj Ukrainës pas 45 minutave të parë

Kombëtarja e Sllovakisë e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë në përballje me Ukrainën (1:0) në ndeshjen e Grupit E në Euro 2024.

Golin e vetëm në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dyselforf e shënoi Ivan Schranz, me gjuajtje me kokë pas asistimit të Lukáš Haraslin.

Pas këtij goli ukrainasit bën presion të vazhdueshëm drejt portës sllovake, por fati u mungoi të gjejnë golin e barazimit.

Go to TOP