Ndërron jetë arsimtarja Zarife Bajgora, Rama: Humbje e madhe për arsimin në Prishtinë

Kryetari i Përparim Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të arsimtares Zarife Bajgora duke e cilësuar atë si një figurë të shquar të arsimit dhe një shembull të përkushtimit ndaj edukimit të brezave të rinj.

Në mesazhin e tij, Rama theksoi se humbja e saj është e madhe për Kryeqytetin dhe komunitetin arsimor në Prishtina.

“Në emër të Kryeqytetit dhe të gjithë qytetarëve, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Bajgora, kolegëve, nxënësve dhe mbarë komunitetit shkollor,” thuhet në reagimin e tij.

Ai shtoi se në këto momente të vështira, institucionet dhe qytetarët janë pranë familjes dhe ndajnë dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Arsimtarja Zarife Bajgora do të kujtohet për kontributin e saj të çmuar në arsim dhe ndikimin e saj në edukimin e shumë gjeneratave.

U prehtë në paqe! /Kosova.info/


Go to TOP