Ndarja e Shakirës dhe Piques – e dashura e supozuar e futbollistit thuhet se tashmë është takuar me fëmijët e tyre dhe punon në kompaninë e tij

Partnerja e re e supozuar e Gerard Piques, me të cilin është parë pas njoftimit të ndarjes nga Shakira pas 12 vitesh lidhje, tashmë njeh Milanin dhe Sashën, fëmijët që futbollisti ka me këngëtaren.

Kjo u zbulua nga Laura Fa dhe Lorena Vasquez në podkastin “Mamarazzi”, ku detajuan se të dielën e kaluar, mbrojtësi shkoi me fëmijët e tij në Kupën e Botës së Balonave.

Në event ishte edhe biondja 22-vjeçare, e cila ishte e veshur me të zeza dhe shihej duke ndërvepruar me fëmijët.

Foto: Getty

Ata treguan gjithashtu se gruaja, e identifikuar si C. , punon në kompaninë e futbollistit Kosmos, shkruan Marca.

Megjithatë, ata saktësuan se ajo që është thënë në media të tjera se ajo është krahu i djathtë i Pique në kompani nuk është i vërtetë, pasi ajo është thjesht një punonjëse tjetër, e cila i ishte bashkuar kompanisë së fundmi për faktin se kompania vazhdon të rritet.

Fa dhe Vasquez treguan se të dy përpiqen të mbajnë një marrëdhënie pune shumë diskrete dhe se mezi kontaktojnë në punë.

Foto: AP

Ata zbuluan gjithashtu se Gerard mbërriti të shtunën në ortë e para të mëngjesit në aeroportin El Prat nga Dubai, një udhëtim që ai bëri me bionden e re.

Sipas informacioneve që u zbuluan nga një punonjës i aeroportit, mbrojtësi i Barcelonës ka udhëtuar në klasën e biznesit të Emirates, së bashku me të dashurën e tij, sipas burimit.

Theksojmë që ishte pikërisht në podkastin “ Mamarazzi ” ku në fillim të qershorit u bë e ditur se Pique dhe Shakira ishin ndarë dhe përmendej se një vajzë e identifikuar si C., ishte shumë e afërt me lojtarin. 

Go to TOP