Ndalohet një 37-vjeçare në Tiranë, vodhi para në marketin ku punonte.
Një 37-vjeçare në Tiranë është ndaluar nga policia për vjedhje.
Sipas policisë, ajo ka vjedhur shuma parash në një market ku ishte e punësuar si arkëtare.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasen J. S., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal”.
“Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur shuma parash, në një market ku ishte e punësuar si arkëtare”, thuhet në njoftimin e policisë.