Musmurati tenton depolitizimin e shkollave, drejtorët pritet të ndërrohen

Drejtoria Komunale e Arsimit në kryeqytet ka hapur thirrjen për ekspertë të jashtëm, të cilat do të marrin pjesë në përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet e arsimit.

Pjesë e këtij procesi do të jetë edhe Ambasada Britanike, e cila do të ofrojë trajnime profesionale për komisionin.

Drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati, tha se kjo është hera e parë që po ndodhë ky bashkëpunim që e konsideron si hap të madh për transparencën.

Sipas saj, procesi do të jetë në disa faza kur fillimisht do rekrutohen ata që janë UD, më pas ata që janë kontestuar dhe në fund ata që ju skadon mandati.

Përfshirjen e ndërkombëtarëve në këtë proces e vlerëson një ish-drejtor i DKA-së, por Jonuz Salihaj, thotë se shpallja publike për ekspertët është populiste meqenëse ata duhet të ftohen duke marrë parasyshë që janë të paktë në numër.

Sipas ish-drejtorit, nisma për depolitizimin e shkollave mund të sjellë pasoja, me të cilat thotë të jetë përballur edhe ai, meqenëse vite më parë deklaron ishte shkarkuar kur nuk pranoi të bëjë punësime partiake.

Go to TOP