Franca, Gjermania e Italia nuk zhgënjejnë në Nations League

Franca, Gjermania dhe Italia kanë dalur me pikë të plota në përballje me kundërshtarët në mbrëmjen e të hënës. 

Dita e parë e javës është shënuar me dhjetë ndeshje në kuadër të Nations League. 

Franca ka shënuar një fitore si mysafir ndaj Belgjikës, duke triumfuar me rezultat 1-2 në “Koning Boudewijnstadion”.

Belgjika e ka pasur mundësinë të kalonte e para në epërsi në minutën e njëzet e tretë, kur është akorduar një penallti, por Tielemans ka dështuar ta konkretizonte rastin nga pika e bardhë.

Franca ka arritur të përfitojë nga ky gabim i belgëve, duke kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë e pestë me golin e Kolo Muani, i cili ka shënuar po nga penalltia. Belgët e kanë barazuar rezultatin përmes Openda, i cili e ka gjetur rrjetën në fundin e pjesës së parë.

Megjithatë, francezët nuk janë pajtuar dhe në minutën e gjashtëdhjetë e dytë, Kolo Muani ka shënuar edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren e ekipit të tij dhe duke i dhënë Francës tri pikë.

Ndërkohë, Gjermania ka triumfuar minimalisht ndaj Holandës me rezultat 1-0 në “Allianz Arena”. Një gol i shënuar nga Leweling në minutën e gjashtëdhjetë e katërt ka qenë i mjaftueshëm për ekipin gjerman që të dalë fitues. 

Italia e ka deklasuar Izraelin me rezultat të thellë 4-1. Në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi, italianët e kanë gjetur rrugën e rrjetës në minutën e dyzet e një përmes Retegui, ndërsa Lorenzo ka shënuar dy herë (54′, 79′) dhe Frattesi e ka shtuar edhe një gol tjetër në minutën e shtatëdhjetë e dy. Golin e vetëm për izraelitët është shënuar nga Abu Fani në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë.

REZULTATET E TË GJITHA NDESHJEVE: No description available.

Go to TOP