Mushkolaj rikujton skandalin e Martin Berishajt, bën një pyetje për të cilën po hesht pushteti
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka rikujtuar skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, çështje kjo që është vënë në heshtje nga pushteti i VV-së.
Mushkolaj ka pyetur se a ka raportuar ambasadori Berishaj sipas kërkesës së presidentes Osmani.
Në një postim në Facebook, Mushkolaj ka thënë se duhet të dihet se cili ësht version i tij për skandalin e raportuar dhe pse askush nga institucionet nuk flet më për rastin.
“A ka raportu ambasadori Martin Berishaj, sipas kërkesës së presidentes? Çka ka raportu? Cili është versioni i tij për skandalin e pretenduar? Pse askush nga institucionet nuk flet më për rastin?”, ka shkruar Mushkolaj.
Comments