Muja dhe Guérot diskutojnë bashkëpunimin në bujqësi
Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Armend Muja, priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin diskutoi për avancimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë.
Në këtë takim u diskutua për krijimin e marrëveshjeve të reja me kompani franceze, veçanërisht në zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes në Kosovë.
Ministri Muja theksoi rëndësinë e rritjes së sigurisë ushqimore, për çka mori mbështetje nga ambasadori francez. Po ashtu, u diskutua edhe për pjesëmarrjen në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Paris, si mundësi për thellimin e bashkëpunimit. /Kosova.info/
