Muharremi: Reagimet e tepruara për raportin e auditorit zbehin angazhimin e opozitës

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpërsinë e reagimeve të opozitës dhe mediave për korrektimin e raportit të auditorit, duke i cilësuar si ekzagjerime që nuk e përmirësojnë opozitën.

Sipas tij, qeveria dhe Ministri Murati meritojnë besim, derisa të konfirmohen faktet.

Muharremi vlerëson se ky rast nuk përbën skandal, por një gabim që ndodh shpesh në institucione dhe lehtë verifikohet.

Ai thekson se përqendrimi në akuza të pabazuara dëmton më tej rolin e opozitës në mbajtjen e qeverisë në llogari. /Kosova.info/


Go to TOP