Forumi Intelektual Evropa 2030: Objektivat, strategjia dhe aleanca me AAK, Nisma dhe Konservatorët për të ardhmen e Kosovës
Prof. dr. Artan Nimani nga Forumi Intelektual Evropa 2030, në një intervistë për Kosova.info, ka thënë se, të rinjtë janë shtylla e së ardhmes së Kosovës dhe luajnë një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e vendit.
Ai ka thënë se, synojnë të krijojmë politika që përfshijnë dhe fuqizojnë rininë, duke krijuar mundësi për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje dhe projekte që përfitojnë nga talentet dhe energjia e tyre.
Sipas tij, përmes Forumit Intelektual Evropa dhe koalicionit me AAK, Nismën dhe Konservatorët, do të angazhohen për të krijuar programe që përkrahin arsimin, punësimin dhe trajnimin profesional të të rinjve, në mënyrë që ata të jenë të përgatitur për sfidat e integrimeve euroatlantike dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një Kosove të përparuar dhe të fortë.
Kosova.info: Si lindi ideja për formimin e Forumit Intelektual Evropa dhe cilat janë objektivat kryesorë të tij?
Artan Nimani: Forumi Intelektual Evropa2030 lindi nga nevoja për të bashkuar mendimin intelektual dhe përvojën politike në një platformë që synon zhvillimin e Kosovës dhe përparimin e saj drejt integrimeve euroatlantike. Qëllimi kryesor i Forumit është të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe të avancojë politikat ekonomike në mënyrë që të rriten pagat sipas standardeve të zhvillimit dhe të kontrollohet inflacioni. Në kuadër të koalicionit me AAK, Nismën dhe Konservatorët, nën drejtimin e Ramush Haradinajt liderë që kanë sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit, ky forum ofron hapësirë për njerëz të kualifikuar që duan të kontribuojnë për të mirën e Kosovës.
Kosova.info: Nga aktivist i PDK-së deri te një aleancë me AAK dhe Nisma. Çfarë ka ndikuar në këtë vendim për bashkëpunim politik në zgjedhjet e ardhshme?
Artan Nimani: Kontributi im në PDK ka qenë një vlerë e shtuar, por ndryshimi i kursit të saj larg vlerave themelore për të cilat u krijua ka ndikuar që të kërkoj një aleancë të re. Koalicioni me AAK, Nismën dhe Konservatorët përfaqëson një vizion të përbashkët për një Kosovë më të fortë dhe të përgatitur për sfidat e integrimit euroatlantik. Ky koalicion nën udhëheqjen e ish-komandantit dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, së bashku me Fatmir Limajn, ofron një qeverisje që fokusohet në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe krijimin e një hapësire për profesionistë të kualifikuar, duke synuar një rritje ekonomike të qëndrueshme për qytetarët. Ky koalicion do të jetë befasi e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe alternativa që qytetarët presin.
Kosova.info: Ju jeni edhe ish-ushtar i UÇK-së. Si e përktheni përvojën tuaj në luftë në kontribut për Kosovën në fushën politike dhe intelektuale?
Artan Nimani: Përvoja ime në UÇK ka qenë një udhëtim i përkushtuar për lirinë e vendit, dhe kjo përvojë më ka frymëzuar të vazhdoj angazhimin për të mirën e Kosovës në politikë dhe në fushën intelektuale. Ashtu si bashkëluftëtarët e mi Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët vazhdojnë të sakrifikojnë për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve, unë e shoh detyrë të përmbushur obligimin ndaj atdheut, duke ndihmuar në avancimin e politikave që ndihmojnë integrimin euroatlantik dhe krijojnë mundësi të reja për qytetarët tanë.
Kosova.info: Si mendoni se do të ndikojë Forumi Intelektual Evropa 2030 në debatin publik dhe politik në Kosovë?
Artan Nimani: Forumi Intelektual E-30, në bashkëpunim me partneret, ka për qëllim të sjellë një qasje të re dhe të pavarur në debatin publik duke ngritur nivelin e diskutimit politik dhe duke nxitur transparencën dhe integritetin. Duke bashkuar njerëz të përkushtuar dhe të kualifikuar për të dhënë kontribut, Forumi synon të ndihmojë në krijimin e një politike që është në funksion të qytetarëve dhe që mbështet drejtësinë sociale, rritjen e pagave dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Kosova.info: Nëse zgjidheni, cilat janë tri prioritetet kryesore që do të përpiqeni të realizoni për të mirën e Kosovës?
Artan Nimani: Nëse zgjidhem, do të fokusohem në tri prioritete kryesore për të mirën e Kosovës, duke synuar t’i jap fund degradimit kombëtar dhe ndërkombëtar që po përjeton vendi ynë. Prioriteti i parë është zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, i cili përfshin ngritjen e standardeve të jetesës dhe rritjen e mirëqenies sociale për çdo qytetar. Nëpërmjet nxitjes së investimeve, krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së pagave, do të përpiqemi të luftojmë inflacionin dhe të rrisim cilësinë e jetës për të gjithë.
Prioritet i i dytë është përmirësimi i sistemit të arsimit dhe drejtësisë, dy shtylla të domosdoshme për të ardhmen e vendit tonë. Në fushën e arsimit, do të punojmë për të ngritur cilësinë e edukimit dhe për të përgatitur të rinjtë për tregun e punës dhe për sfidat e integrimit euroatlantik. Ndërsa në drejtësi, do të angazhohemi për reforma që sigurojnë sundimin e ligjit dhe mbrojnë të drejtat e çdo qytetari.
Prioriteti i tretë është angazhimi për të rinjtë dhe përfshirja e tyre aktive në vendimmarrje dhe zhvillimin e vendit. Të rinjtë tanë janë fuqia dhe energjia e Kosovës, dhe ne do të krijojmë hapësira ku ata të mund të kontribuojnë me talentet dhe aftësitë e tyre, duke i kthyer ata në pjesë aktive të një të ardhmeje më të mirë. Këto prioritete përbëjnë bazën e angazhimit tonë për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të përparuar në të gjitha nivelet.
Kosova.info: Çfarë ndryshimesh konkrete synoni të sillni për qytetarët e Kosovës përmes këtij bashkëpunimi politik?
Artan Nimani: Përmes këtij bashkëpunimi politik në kuadër të koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe Forumit Intelektual Evropa, synojmë të sjellim ndryshime konkrete që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës në disa drejtime thelbësore. Së pari, do të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijuar politika të qëndrueshme për rritjen e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale përmes masave që luftojnë inflacionin dhe sigurojnë një standard më të mirë jetese.
Së dyti, angazhimi ynë për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe reformimin e sistemit të drejtësisë është thelbësor për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Përmes reformave në arsim, do të investojmë në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe në zhvillimin e aftësive të tyre që përputhen me nevojat e integrimeve euro-atlantike. Ndërkohë, reforma në drejtësi do të ndalojë degradimin e sistemit ligjor dhe do të garantojë se secili qytetar ka të drejta të mbrojtura dhe një sistem të drejtësisë të barabartë.
Së fundmi, ky koalicion do të sjellë në qeverisje njerëz të kualifikuar dhe të përkushtuar që do të ndihmojnë në transformimin e vendit, duke pasur në fokus angazhimin për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës. Ky bashkëpunim është një hap drejt ndërtimit të një Kosove më të fortë dhe të përparuar, dhe ne jemi të sigurt se do të arrimë me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kosova.info: Si e shihni bashkëpunimin e mundshëm me subjektet e tjera politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025?
Artan Nimani: Ky koalicion është i hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike që ndajnë vizionin për zhvillimin e Kosovës dhe promovimin e një politike të bazuar në vlera kombëtare dhe euro-atlantike. Synimi ynë është të krijojmë një qeverisje që i përgjigjet interesave të qytetarëve dhe që reflekton vullnetin për një qeverisje të drejtë dhe të kualifikuar. Besojmë se koalicioni ynë do të jetë befasi e këtyre zgjedhjeve dhe mundësia që kërkojnë qytetarët për ndryshim.
Kosova.info: A ka Forumi Intelektual Evropa një strategji specifike për të adresuar çështjet ekonomike dhe sociale në vend?
Artan Nimani: Forumi ka përgatitur një strategji gjithëpërfshirëse që synon përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës dhe krijimin e një ekonomie të qëndrueshme. Strategjia jonë përfshin ndaljen e degradimit te vendit dhe orientimin drejte zhvillimin ekonomik përfshirë rritjen e pagave dhe kontrollin e inflacionit, duke krijuar një sistem mbështetjeje për grupet në nevojë dhe investuar në zhvillimin e sektorit privat për të krijuar mundësi të reja punësimi. Koalicioni ynë, në bashkëpunim me AAK dhe Nismën, është angazhuar për të sjellë një qasje të re dhe efektive në këto fusha.
Kosova.info: Në kohët e fundit, në Kosovë ka pasur shumë sfida në fushën e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit. Cili është qëndrimi juaj për reformat në këtë sektor?
Artan Nimani: Reforma në drejtësi është thelbësore për të siguruar një shoqëri ku ligji zbatohet barazisht për të gjithë. Forumi dhe koalicioni ynë janë të përkushtuar të krijojnë një sistem të drejtësisë që garanton llogaridhënie, efikasitet dhe pavarësi. Nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt, ne synojmë të sjellim ndryshimet e nevojshme që sigurojnë që çdo qytetar të ketë besim në institucionet e drejtësisë dhe që ligji të mbrojë të drejtat e të gjithëve.
Kosova.info: Si mendoni se mund të përmirësohet imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe çfarë roli do të ketë Forumi në këtë drejtim?
Artan Nimani: Forumi dhe koalicioni ynë kanë për qëllim të promovojnë imazhin pozitiv të Kosovës përmes diplomacisë aktive dhe avancimit të vlerave euroatlantike. Përmirësimi i imazhit ndërkombëtar të Kosovës kërkon diplomaci strategjike dhe bashkëpunim me vendet mike, për të cilat Haradinaj ka kontribuuar në ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme. Në këtë drejtim, ne do të punojmë për të krijuar një profil ndërkombëtar që reflekton. Kosovën si një vend të përkushtuar për paqe, stabilitet dhe zhvillim. Përmirësimi i imazhit ndërkombëtar do të forcojë pozicionin tonë në integrimet euroatlantike dhe do të sjellë investime të huaja, duke kontribuuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit.
Kosova.info: Çfarë roli shihni për të rinjtë e Kosovës në zhvillimin e ardhshëm të vendit dhe si mendoni t’i përfshini ata në politikat tuaja?
Artan Nimani: Të rinjtë janë shpirti dhe energjia e Kosovës, dhe Forumi Intelektual Evropa 2030 do të krijojë hapësira për ta përmes angazhimeve të veçanta për fuqizimin e tyre profesional dhe shoqëror. Një nga qëllimet tona është të rrisim mundësitë për të rinjtë në qeverisje dhe në sektorë të tjerë kyç, duke përfshirë programe për zhvillimin e aftësive dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Koalicioni ynë synon të ofrojë mundësi që të rinjtë të kontribuojnë aktivisht në drejtimin dhe përparimin e Kosovës, duke krijuar një platformë për idetë dhe potencialin e tyre.
Kosova.info: A keni ndonjë mesazh për mbështetësit tuaj dhe qytetarët e Kosovës, ndërsa afron data e zgjedhjeve?
Artan Nimani: Mesazhi im për të gjithë qytetarët e Kosovës është një ftesë për besim dhe bashkëpunim. Koalicioni ynë me AAK, Nismën dhe Konservatorët është ndërtuar mbi vlerat e lirisë dhe sakrificës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, dy liderë të përkushtuar për mirëqenien e popullit. Ne besojmë se ky koalicion do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe do të sjellë një erë të re për zhvillimin e Kosovës. Angazhimi ynë është për një të ardhme më të mirë, një vend ku qytetarët ndihen të mbrojtur, të respektuar dhe të përfshirë në çdo aspekt të jetës së tyre.