Muharremi: Entuziazëm i madh në opozitë, por tubimet nuk përkthehen domosdoshmërisht në vota
Analisti politik Shenoll Muharremi ka vlerësuar atmosferën në kampet opozitare pas tubimeve të mbajtura sonte, duke theksuar se entuziazmi është i dukshëm dhe i justifikuar.
“Nuk kanë faj, sepse tubimet ishin tepër të mira. Pak persona e kishin imagjinuar para një viti që do të kishte një frymë të tillë,” shkroi Muharremi.
Megjithatë, ai paralajmëroi se duhen pritur rezultatet përfundimtare për të kuptuar thellësinë e ndryshimeve politike. “Duhet të jemi të matur, tubimet jo domosdoshmërisht përkthehen në vota. Me siguri që ka tkurrje të pushtetit dhe rritje të opozitës, por thellësia e kësaj nuk dihet ende. Nesër e kuptojmë,” shtoi ai.
Sipas tij, krahasimet me vitin 2021 janë të vështira për shkak të bazave asimetrike të asaj periudhe, prandaj kërkohet kujdes në analizat politike. /Kosova.info/
