Marrin fund kolonat në kufi, s’ka pritje të gjata as në Merdar

Për shkak të numrit të madh të bashkatdhetarëve që erdhën në Kosovë për t’i kaluar pushimet, për ditë me radhë kishte pritje të gjata nëpër pikat kufitare, në hyrje e në dalje.

Në disa raste pritjet shkonin deri në pesë orë, veçanërisht në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.

E me përfundimin e sezonës së verës, edhe fluksi i njerëzve të cilët hyjnë e dalin nëpër pikat kufitare ka rënë.

Kështu, sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet tani në Merdar për të dalë nga Kosova janë 20 deri në gjysmë ore, ndërsa për të hyrë jo më shumë se pesë minuta.

Në kë pikë kufitare kolonat janë 70-80 metra.

Ndërkohë, kolona të gjata nuk ka as në pikat tjera kufitare, ku pritjet janë deri në 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Përjashtim këtu bënë vetëm pika kufitare në Muçibabë ku pritjet janë deri në 20 minuta për të dalë dhe 5-10 për të hyrë në Kosovë.

Go to TOP