Milan mposht Interin në derbin më të madh italian

Milani ka marrë një fitore të madhe në Derby della Madonnina, duke mposhtur Interin 1-0 dhe duke vazhduar serinë prej 11 ndeshjeve pa humbje në Serie A.

Inter e nisi më fuqishëm duelin, duke krijuar disa raste të mëdha me Thuram dhe Martinez, por portieri Mike Maignan ishte i pakalueshëm.

Në pjesën e dytë, Milani u zgjua dhe gjeti golin e fitores pas një aksioni ku Sommer largoi goditjen e Saelemaekers, ndërsa Christian Pulisic reagoi shpejt për ta dërguar topin në rrjetë.

Drama erdhi në minutat e fundit kur Inter fitoi penallti pas faulit ndaj Thuram. Hakan Çalhanoglu, i pagabueshëm këtë vit, u ndal nga Maignan, i cili me një pritje spektakolare siguroi fitoren e Milanit.

Me këtë triumf, skuadra e Allegri-t ngjitet në vendin e dytë, ndërsa Interi bie në të katërtin.


Go to TOP