Meta pret në Presidencë nipin e Ismail Qemalit: Pres me padurim botimin e librit mbi historinë 1,000 vjeçare të familjes Vlora

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim Nedim Aleksandr Vlorën, nipin e themeluesit të shtetit modern të Shqipërisë, Ismail Qemalit. 

Në një njoftim në Facebook, Meta ka bërë të ditur se Nedim Vlora është duke publikuar një libër për historinë e familjes Vlora me disa dokumenta të papublikuara më parë për Ismail Qemalin.

“I lumtur të takoja ngrohtësisht Nedim Aleksandër Vlora, nipin e Atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemali”, ka thënë Meta.

“Kënaqësi të dëgjoja prej tij për lidhjen e ngushtë që ndjente në zemër për vendlindjen e të parëve dhe akoma më bukur sesi këtë dashuri të madhe për Shqipërinë jua transmetonte nipërve e mbesës së tij, me kërkesën, që edhe në brezat e ardhshëm të ruhet tradita e trashëgimit të mbiemrit Vlora”, ka shtuar Presidenti.

“Pres me padurim botimin e librit të z. Nedim Vlora mbi historinë 1,000 vjeçare të familjes Vlora, për t’u njohur edhe me disa dokumenta të papublikuara më parë, për Ismail Qemalin”, ka theksuar Meta.

Go to TOP