Masakra ndaj familjes Mirena, Kurti: Ende nuk janë dënuar autorët

Kryeministri i vendit, Albin Krasniqi, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës ndaj familjes Mirena, Ai tha se 16 burra dhe djem të familjes Mirena, policia dhe paraushtarakët e Serbisë i ndanë nga familjarët e tyre.

Kurti, në një postim në Facerbook, përkujton se për herë të fundit ata u panë më 21 prill 1999, me duart e lidhura pas shpine, gjersa nën kërcënime e dhunë, ecnin drejt kamionit i cili po priste matanë shinave të trenit.

“Familjet jetuan në ankthin e pritjes, pa ditur për fatin e tyre për shtatë vite. Në vitin 2006, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit (nga e cila u zhvarrosën gjithsej 744 shqiptarë të Kosovës). Hetimet për masakrën në Nakaradë i kishte filluar UNMIK-u në vitin 2000. Në vitin 2008, dosja i ishte dorëzuar EULEX-it, ndërsa në 2018 çështja u dërgua në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ende nuk janë dënuar autorët e as urdhërdhënësit e kësaj masakre”, shkruan Kurti.

Kurti, bënë thirrje edhe njëherë që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë me ngulm, për të sjellë drejtësi për Nakaradën dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

“Lavdi për martirët e Nakaradës! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP