Mjet i dyshimtë në rrugën `Gucia` në Prishtinë, Policia evakuon zonën

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa sigurie në rrugën “Gucia” në Prishtinë, pasi ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes. Zona është siguruar dhe qytetarët janë evakuuar.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, duke siguruar perimetrin dhe duke evakuuar qytetarët nga zona, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.

Pllana ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin e rastit, ndërsa kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e tyre.

Go to TOP