Rrahet me kondak të pistoletës një person në Pejë, përfundon në spital

Një person në Pejë ka njoftuar se është rrahur nga një tjetër, i cili e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Bëhet e ditur se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas është larguar në drejtim të panjohur.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP