Ballkani ndalet në barazim nga Connah’s Quay Nomads

Ballkani ka marrë barazim pa gola në ndeshjen e parë ndaj Connah’s Quay në kuadër të kualifikimeve për Conference League.

Skuadra kosovare nuk ka arritur të shënojë në stadiumin “Llanelian Road” në Uells, ku skuadra vendase po i zhvillon ndeshjet si nikoqire në një stadium tjetër, ndërsa gjithçka për sa i përket kualifikimit do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Kosovë.

Ndeshja ka qenë e luftuar dhe kryesisht është zhvilluar në mesfushë, me të dyja skuadrat që kanë pasur vështirësi për të krijuar raste të shumta shënimi.

Ballkani ka qenë skuadra që ka pasur më shumë kontroll të lojës, sidomos sa i përket posedimit të topit. 

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, pavarësisht përpjekjeve të Ballkanit për të gjetur hapësira në mbrojtjen e skuadrës uellsiane.

Në dyzet e pesë minutat e para, skuadra nga Suhareka ka qenë më kërkuese dhe e ka mbajtur kontrollin e topit, por nuk ka arritur të konkretizojë.

Në pjesën e dytë, rrjedha e lojës ka mbetur e ngjashme. Ballkani ka vazhduar të ketë më shumë posedim, por Connah’s Quay është mbrojtur mirë dhe ka arritur ta ruajë portën e paprekur.

Me rezultatin 0:0, skuadrat mbeten të barabarta para ndeshjes së kthimit. Tani sa i takon se cili ekip do të kalojë në fazën tjetër do të vendoset në Kosovë.


Go to TOP