Lladrovci uron Xhakën: Jam krenar me ty, Kapedan!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar kapitenin e Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, pas fitores së madhe duke e cilësuar atë frymëzim për shqiptarët kudo në botë.

Në mesazhin e tij, Lladrovci shkruan se Xhaka nuk fitoi vetëm një ndeshje, por edhe zemrat e miliona njerëzve që e ndoqën me emocion deri në sekondën e fundit.

Ai vlerëson se Kombëtarja e Zvicrës po kalon një nga periudhat më të ndritura të historisë së saj, ndërsa Xhaka, si kapiten, e udhëheq ekipin me dinjitet, karakter dhe zemër.

Lladrovci thekson se ka besuar gjithmonë se nuk ka forcë që mund ta ndalë “Kapedanin shqiptar” duke shtuar se suksesi i Xhakës është krenari për të gjithë shqiptarët.

Në urimin e tij, ai shpreh krenari edhe për babanë e futbollistit, Ragip Xhaka, dhe për të gjithë familjen Xhaka duke vlerësuar kontributin e tyre në formimin e një sportisti që nderon me dinjitet fanellën e Zvicrës dhe vlerat shqiptare.

Mesazhin e përmbyll me urimin: “Zoti të bekoftë, të dhëntë shëndet, forcë dhe suksese të reja! Vazhdo të na bësh krenarë. Vazhdo me fitore, Granit Kapedani!”. /Kosova.info/


Go to TOP