Përfundon arratia: I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Një person i kërkuar me urdhër-arrest nga drejtësia ka përfunduar pas hekurave, pasi Policia e Kosovës e lokalizoi dhe e arrestoi për ta dërguar në vuajtje të një dënimi prej tre vitesh burgim.

Arrestimi u realizua në Gjakovë, në kuadër të zbatimit të vendimeve të gjykatave.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksioni është zhvilluar më 6 korrik 2026 nga Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë.

“Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, më 06.07.2026, ka realizuar me sukses lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas autoriteteve, urdhër-arresti ishte lëshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.”

Policia njoftoi se, pas përfundimit të procedurave, i arrestuari është dërguar në institucion korrektues për vuajtjen e dënimit.

“Pas përfundimit të procedurave policore, personi është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh, duke përfshirë edhe periudhën e kaluar në paraburgim”, theksohet në njoftim.

Në fund, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ritheksoi përkushtimin për zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet maksimalisht e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe në realizimin e urdhër-arresteve, me synim forcimin e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit”, përfundon njoftimi.

Go to TOP