Brenda kursit të shpejtë për snajperë në Ukrainë

Në një vend të fshehtë, pranë zonave të luftimeve në Ukrainë, snajperë të kamufluar u nënshtrohen trajnimit të specializuar, të cilin e përfundojnë shumë më shpejt sesa që ushtarët do ta kishin kryer në kohë paqeje. /rel/

Një grup ushtarësh ukrainas duke iu nënshtruar trajnimit gjatë kursit për snajperë Alfa Bravo, në një vend të panjohur, afër vijave të frontit, në Ukrainë.
Një grup ushtarësh ukrainas duke iu nënshtruar trajnimit gjatë kursit për snajperë Alfa Bravo, në një vend të panjohur, afër vijave të frontit, në Ukrainë.
Një ushtar i kamufluar duke marrë në shenjë gjatë trajnimit.
Një ushtar i kamufluar duke marrë në shenjë gjatë trajnimit.
Një objektiv prej çimentoje, i goditur gjatë ushtrimeve me municion të vërtetë. Viktor Elanskiy, instruktor në kursin Alpha Bravo dhe specalist në qitje me precizitet, pohon se rëndësia e snajperëve harrohet nga ushtritë pas konflikteve të mëdha. "Pastaj, kur lufta shpërthen sërish, të gjithë nisin të bërtasin: 'Ku janë snajperët tanë? Nuk mund të funksionojmë pa ta", thotë ai.
Një objektiv prej çimentoje, i goditur gjatë ushtrimeve me municion të vërtetë.

Viktor Elanskiy, instruktor në kursin Alpha Bravo dhe specalist në qitje me precizitet, pohon se rëndësia e snajperëve harrohet nga ushtritë pas konflikteve të mëdha.

“Pastaj, kur lufta shpërthen sërish, të gjithë nisin të bërtasin: ‘Ku janë snajperët tanë? Nuk mund të funksionojmë pa ta”, thotë ai.
Trajnimi, i cili do të zgjaste më shumë se një vit në kohë paqeje, përshpejtohet dhe kryhet për vetëm 21 ditë, për shkak të nevojës urgjente për snajperë në vijat e frontit, në Ukrainë.
Trajnimi, i cili do të zgjaste më shumë se një vit në kohë paqeje, përshpejtohet dhe kryhet për vetëm 21 ditë, për shkak të nevojës urgjente për snajperë në vijat e frontit, në Ukrainë.
Një pjesëmarrës duke shtënë gjatë trajnimit. Elanskiy thotë se shumë ish-snajperë në Ukrainë janë ritrajnuar për të pilotuar dronë, por ai ngulmon se qitësit e fshehtë janë ende të pazëvendësueshëm në fushëbetejë. "Dronët nuk mund të fluturojnë gjatë shiut të madh", thotë trajneri, përderisa "snajperët mund të qëllojnë në çfarëdo moti".
Një pjesëmarrës duke shtënë gjatë trajnimit.

Elanskiy thotë se shumë ish-snajperë në Ukrainë janë ritrajnuar për të pilotuar dronë, por ai ngulmon se qitësit e fshehtë janë ende të pazëvendësueshëm në fushëbetejë.

“Dronët nuk mund të fluturojnë gjatë shiut të madh”, thotë trajneri, përderisa “snajperët mund të qëllojnë në çfarëdo moti”.
Dy ushtarë ukrainas duke ecur gjatë kursit. Si shembull të efektit të një plumbi të vetëm snajperi ndaj forcave armike, Elanskiy përmend një incident gjatë luftimeve përreth Kupjanskut, në Ukrainën verilindore. "Snajperi ynë goditi një ushtar rus, nga një largësi prej 800 metrash", tha ai. "Vetëm një plumb, por çfarë ndodhi? Përgjatë tërë vijës së frontit, të gjithë [rusët] vendosën jelekët antiplumb dhe helmetat. Për vetëm një ditë! Kjo është puna e snajperit. Ai i frikësoi ata. Dhe, ata e kuptuan se ky nuk është vend pushimi, se kanë ardhur në një tokë të huaj, ku nuk janë të mirëseardhur".
Dy ushtarë ukrainas duke ecur gjatë kursit.

Si shembull të efektit të një plumbi të vetëm snajperi ndaj forcave armike, Elanskiy përmend një incident gjatë luftimeve përreth Kupjanskut, në Ukrainën verilindore.

“Snajperi ynë goditi një ushtar rus, nga një largësi prej 800 metrash”, tha ai. “Vetëm një plumb, por çfarë ndodhi? Përgjatë tërë vijës së frontit, të gjithë [rusët] vendosën jelekët antiplumb dhe helmetat. Për vetëm një ditë! Kjo është puna e snajperit. Ai i frikësoi ata. Dhe, ata e kuptuan se ky nuk është vend pushimi, se kanë ardhur në një tokë të huaj, ku nuk janë të mirëseardhur”.
Një instruktor duke mbikëqyrur stërvitjet. Trajnimi Alpha Bravo përfshin qitje në terrin e natës, me syze të posaçme. Me buxhet të kufizuar për të simuluar armiqtë, instruktorët ndezin një zjarr të vogël nën objektiva prej metali, të cilat pastaj vërehen mjaftueshëm përmes syzeve për shikim në errësirë. "Një thes qymyri kushton 50 hrivnia (1.25 dollarë)", thotë Elanskiy. "Dhe, me të mund ta ushtrosh një njësit të tërë".
Një instruktor duke mbikëqyrur stërvitjet.

Trajnimi Alpha Bravo përfshin qitje në terrin e natës, me syze të posaçme.

Me buxhet të kufizuar për të simuluar armiqtë, instruktorët ndezin një zjarr të vogël nën objektiva prej metali, të cilat pastaj vërehen mjaftueshëm përmes syzeve për shikim në errësirë.

“Një thes qymyri kushton 50 hrivnia (1.25 dollarë)”, thotë Elanskiy. “Dhe, me të mund ta ushtrosh një njësit të tërë”.
Një snjaper duke ushtruar me një pushkë të prodhimit ukrainas. Shumë prej armëve që snajperët përdorin janë prodhuar në Ukrainë, përfshirë pushkën UAR-10, si dhe armën Snipex Alligator, e cila përdor pluma të madhësisë së një puroje, që mund të shpojnë blindën e çeliktë.
Një snjaper duke ushtruar me një pushkë të prodhimit ukrainas.

Shumë prej armëve që snajperët përdorin janë prodhuar në Ukrainë, përfshirë pushkën UAR-10, si dhe armën Snipex Alligator, e cila përdor pluma të madhësisë së një puroje, që mund të shpojnë blindën e çeliktë.
Kateryna, një snajpere e kamufluar, e fotografuar pas bisedave me gazetarë. Ajo po trajnohet për të bërë kamuflime, një art në vete. "Nëse ke zgjedhur një pozicion ku do të shtrihesh, mundesh gjithmonë t'i shikosh këmbët e tua, armën tënde", shpjegon Kateryna. "Për shembull, një thikë mund të shkëlqejë në dritë. Këtë duhet ta kesh parasysh", thotë ajo. Gjatë kursit, "instruktorët lëvizin, shikojnë pozicionet tona, na i tregojnë gabimet, shkrepin fotografi, e pastaj ne i analizojmë të gjitha", tregon Kateryna.
Kateryna, një snajpere e kamufluar, e fotografuar pas bisedave me gazetarë. Ajo po trajnohet për të bërë kamuflime, një art në vete.

“Nëse ke zgjedhur një pozicion ku do të shtrihesh, mundesh gjithmonë t’i shikosh këmbët e tua, armën tënde”, shpjegon Kateryna. “Për shembull, një thikë mund të shkëlqejë në dritë. Këtë duhet ta kesh parasysh”, thotë ajo.

Gjatë kursit, “instruktorët lëvizin, shikojnë pozicionet tona, na i tregojnë gabimet, shkrepin fotografi, e pastaj ne i analizojmë të gjitha”, tregon Kateryna.
Një flamur i vogël ukrainas, brenda kamuflazhit të një pjesëmarrësi në kurs. Kateryna shërben në ushtrinë e Ukrainës që më shumë se pesë vjet, dhe nuk ka dëshirë të shërbejë përtej fitores së dëshiruar ukrainase. "Dua të udhëtoj nëpër botë, ta shoh Spanjën dhe Finlandën, dhe ta vizitoj përsëri Amerikën", thotë ajo. Gjëja më e zorshme, thotë ajo, është ballafaqimi me faktin se fundi i konfliktit t[ nxitur nga pushtimi rus nuk duket në horizont. "Bën një kontribut të madh [për mbrojtjen e Ukrainës], por nuk e sheh fundin, apo nuk e di nëse do të jetosh për ta parë atë fund", shprehet ajo. Kjo fotogaleri është version i përshtatur i reportazhit origjinal të Olena Maksimenkos dhe Danylo Dubchakut, i publikuar nga Frontliner.
Një flamur i vogël ukrainas, brenda kamuflazhit të një pjesëmarrësi në kurs.

Kateryna shërben në ushtrinë e Ukrainës që më shumë se pesë vjet, dhe nuk ka dëshirë të shërbejë përtej fitores së dëshiruar ukrainase. “Dua të udhëtoj nëpër botë, ta shoh Spanjën dhe Finlandën, dhe ta vizitoj përsëri Amerikën”, thotë ajo.

Gjëja më e zorshme, thotë ajo, është ballafaqimi me faktin se fundi i konfliktit t[ nxitur nga pushtimi rus nuk duket në horizont. “Bën një kontribut të madh [për mbrojtjen e Ukrainës], por nuk e sheh fundin, apo nuk e di nëse do të jetosh për ta parë atë fund”, shprehet ajo.

Kjo fotogaleri është version i përshtatur i reportazhit origjinal të Olena Maksimenkos dhe Danylo Dubchakut, i publikuar nga Frontliner.
Go to TOP