Mani sjell këngën e re “Pa dashni”

Këngëtari Mani Manardi ka ardhur me projektin e ri muzikor.

Në kanalin YouTube, ai ka hedhur këngën e titulluar “Pa dashni”.

Producimi i këtij projekti muzikor u bë nga vet këngëtari dhe Artan Mezini, ky i fundit ka bërë ‘beat’-in e këngës.

“Pa dashni”, u shkrua nga Fadil Topalli dhe videon e realizoi produksioni Weshootfilms.

Besohet që edhe ky projekt i Manit do të pritet mirë nga fansat e publiku.

Ai në vazhdim do të jetë edhe më i angazhuar në muzikë duke sjellë këngë të tjera.

Go to TOP