Vuçiq: Shqiptarët në Kosovë tashmë kanë shërbime inteligjente që nuk janë naive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shërbimet e inteligjencës serbe nuk janë më të dobëta se të tjerët në rajon, por se siç tha ai “shqiptarët në Kosovë kanë shërbimet e tyre, të cilat nuk janë aspak naive”.

Vuçiq në TV Pink, tha se shërbimet e inteligjencës së shqiptarëve punojnë në mënyrë serioze.

“Ka një prezencë të konsiderueshme në jug, e kanë tentuar edhe në veri, në komunën e Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të blejnë njerëz për nevojat e tyre dhe kjo nuk është për t’u nënvlerësuar”, shtoi ai.

Vuçiq theksoi se i gjithë ky nuk është një lajm i madh, porse sipas tij shërbimet e shtetit që e drejton nuk janë më të dobëta se të tjerët në rajon.

Go to TOP