Malisheva eliminohet nga Conference League me humbje të thellë

Malisheva është eliminuar në mënyrën më të keqe të mundshme nga raundi i parë kualifikues i Conference League, duke u mposhtur me rezultat të thellë 8-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Vikingur Reykjavik.

Skuadra islandeze ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 5-0.

Hansen ka qenë heroi i pjesës së parë, duke realizuar tre gola në minutat njëmbëdhjetë, njëzet e një dhe tridhjetë e gjashtë, ndërsa Ekroth (29’) dhe Hafsteinsson (42’) e kanë plotësuar pesëshen.

Në pjesën e dytë, vendasit nuk e kanë ndalur ritmin dhe kanë shënuar edhe tri herë të tjera. Ingimundarson ka realizuar golin e gjashtë në minutën e gjashtëdhjetë e tetë, ndërsa situata është përkeqësuar edhe më shumë për Malishevën pas ndëshkimit me karton të kuq të Xhakës në minutën e shtatëdhjetë e dytë. Jonasson ka realizuar nga pika e bardhë duke e çuar rezultatin në 7-0, ndërsa Thorkelsson e ka vendosur rezultatin përfundimtar 8-0 në minutën e tetëdhjetë e dytë.

Malisheva, që kishte humbur ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 0-1, eliminohet kështu me rezultatin e përgjithshëm 9-0.


Go to TOP