Malaj e Dedaj flasin për thellim bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, së bashku me këshilltarin, Kastriot Noli, sot pritën në një takim pune u.d drejtorin e KIESA-s, Zef Dedaj.
Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishte bashkëpunimi institucional gjatë vitit 2026 ndërmjet ambasadës dhe institucioneve të fushës së ekonomisë, me synim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
“Falënderojmë Dedaj për kontributin dhe angazhimin e tij në konkretizimin e bashkëpunimit Shqipëri–Kosovë në fushën ekonomike, përmes marrjes së iniciativave dhe aplikimit të projekteve konkrete”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
