Lushaku: Gjimnazi “Xhevdet Doda” i rinovuar, modernizim dhe teknologji të avancuar për gjeneratën e re

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, njëherësh drejtoreshë e arsimit, Jehona Lushaku Sadriu, ka prezantuar ndryshimet e reja në Gjimnazin “Xhevdet Doda”.

“Pas një renovimi të plotë dhe pajisjes me tabela të mençura dhe kabinete moderne, gjimnazi është gati të mirëpresë nxënësit e rinj. Me ambiente bashkëkohore dhe teknologji të avancuar, institucioni synon të krijojë kushte ideale për një arsimim cilësor dhe përgatitje të mirëfilltë për të ardhmen”, ka shkruar Lushaku Sadriu.

Ajo ka ftuar nxënësit të bashkohen në këtë mjedis që nxit suksesin dhe inovacionin. /Kosova.info/

Go to TOP