Llapi shënon ditën e themelimit të LDK-së

LDK ka mbajtur një tubim madhështor në Podujevë në shënim të 34 vjetorit të themelimit të saj në këtë qytet.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e quajti një festë qytetare, për të nderuar të shkuarën, për t’u besëlidhur për të ardhmen!

“Lidhja është e fortë.

Llapi e bën të tillë!

“Sot, këtu, në Llap, ju ftoj të rindërtoni këtë besim. E shkuara jonë është lavdishme. Është e papërsëritshme. Ajo sot na shërben si dritë ndriçimi në rrugën e pa shkruar përpara. E ardhmja jonë është e papërcaktuar. Ajo mund të shkruhet si vazhdimësi e një të shkuare të lavdishme, por mund të shkruhet edhe si një përmbysje e palavdishme”, ka thënë ai para anëtarëve që kishin mbushur sallën plot.

Ai shfaqi besimin në të ardhmen e ndritshme.

“Atë që varet nga ne. Atë që vazhdon rrugën tonë identitare, të një shtetit të pavarur e sovran, të anëtarësuar në NATO dhe BE, e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Llapi, duhet të zgjedhë këtë rrugë; si paraprirje e një ngritje rugoviste gjithëkombëtare, si një vulë a padiskutueshme e fitores sonë të madhe!

Ju duhet të bëni këtë rrugë.

Ju takon sepse jeni bastion rugovist, ju takon sepse jeni Llapi i LDK-së!”, ka theksuar Abdixhiku. /Kosova.info/

Go to TOP