Libri ‘Klithma’, 8 rrëfime dëshmojnë dhunën e serbëve mbi fëmijët shqiptarë

Me plagë në trup e me vuajtje të përjetshme jetojnë fëmijët e plagosur nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Rrëfime, me fakte të fëmijëve asokohe i sjell në librin e fundit autorja Alketa Gashi-Faziu.

“Jam përpjekur që të gjejë figura personazhe, fëmijë në atë kohë të vegjël por që tani në moshë të rritur rrëfejnë historinë e tyre autentike , tragjike, rrëfime të gjitha janë reale dhe natyrisht shumë dramatike për një të vërtetë të kaluar mbi trupat e tyre të njomë, ku shihet dhe vazhdon të shihet derisa të jetë jeta e tyre , akti gjenocidar , barbarë i ushtruar mbi fëmijët e Kosovës”, tha ajo.

Me mbledhjen e fakteve dhe dëshmive, Alketa ka punuar më shumë se një vit, për çka pret që libri të shërbejë mbi vërtetësinë e krimeve të kryera nga Serbia edhe te fëmijët në Kosovë.

“Pres që libri të institucionalizohet sepse janë fakte reale të fëmijëve të plagosur gjatë luftës në Kosovë të cilët në këtë libër së paku personazhet që janë 8 prej tyre… libri është pjesë e Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës së Kosovës edhe ai parapraku por edhe ky tani, të gjitha dëshmitë ua kam ofruar në takimin e fundit që pata me ta dhe uroi që të behet digjitalizimi i tyre që së paku të mbetët një reference për vendorët dhe ndërkombëtarët që merren me çështjen e Kosovës, ta shkruajnë drejtë historinë e këtij vendi”, deklaroi Gashi – Fazliu.

Ky libër mbetet një dëshmi për të triumfuar drejtësia dhe të mos tentohet të barazohet agresori me viktimën. Rrëfimet e fëmijëve të plagosur në luftë do të vijnë si trilogji, libër ekspozitë dhe dokumentar.


Go to TOP