Lewandowski kërkon të mos grumbullohet nga Polonia

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, i ka kërkuar trajnerit të Kombëtares së Polonisë, Michal Probierz, që të mos e grumbullojë për dy ndeshjet e muajit qershor.

Polonia do të luajë më 6 qershor një miqësore kundër Moldavisë dhe më 10 qershor do të përballet me Finlandën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Trajneri polak e ka pranuar kërkesën e Lewandowskit duke marrë parasysh sezonin e lodhshëm që ka kaluar sulmuesi. Gjatë sezonit, sulmuesi polak ka luajtur plot pesëdhjetë e dy ndeshje, ku në dyzet e shtatë prej tyre ka qenë titullar dhe ka shënuar dyzet e dy gola.

Sipas asaj që është raportuar, Lewandowski ka siguruar se do të jetë i gatshëm për ndeshjet e shtatorit.


Go to TOP