LDK i jep dritën e gjelbër Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se LDK-ja e mbështet Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Bajrami ka thënë se për këtë projektligj ka pasur konsensus të plotë dhe se janë marrë parasysh të gjitha adresimet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Duke marrë parasysh që Komisioni për reformë zgjedhore ka arritur t’i adresojë të gjtiha rekomandimet e BE, OSBE, të gjitha organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat vite me radhë janë marrë me mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, ne si komision kemi arritur që të kemi një konsensus të plotë. Duke marrë parasysh faktin që është bërë një lehtësim i votimit të mërgatës sonë, vota preferenciale nga 5 në 10, riorganizimi i PZAP-së dhe shumë ndryshime tjera, grupi parlamentar i LDK-së e mbështet projektligjin”, ka thënë Bajrami.

Go to TOP