Me ftesë të Blinkenit, Gërvalla merr pjesë në një takim global në Riad

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schëarz, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, po merr pjesë në konferencën Globale të Koalicionit.

Në llogarinë e saj në Twitter, kryediplomatja ka thënë se Kosova mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare.

“E nderuar që mbërrita në Riad me ftesë të Sekretarit Antony Blinken dhe Princit Bin Farhan Al Saud për të marrë pjesë në Konferencën e Koalicionit Global. Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në Twitter.

Go to TOP