Show Biz

Laureta Maqedonci konfirmon lidhjen me Robert Berishën?

Këngëtari i njohur, Robert Berisha në një intervistë të fundit pranoi se është në një lidhje të re dashurie.

Në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, Berisha u shpreh partnerja e tij e re quhet Laureta.

Kjo bëri që të aludohet se bëhej fjalë për bukuroshen nga Kosova, Laureta Maqedonci, pasi e njëjta kishte postuar një imazh ku në prapavijë shihej krahu i një mashkulli që kishte të njëjtën bluzë me të cilën Roberti u paraqit në intervistë.

Ndërsa, së fundmi Laurta ka bërë një tjetër postim duke ndarë pamje nga koncerti i këngëtarit të cilin e ka etiketuar bashkangjitur me një ‘emoji’ zemër.

Kjo ka mjaftuar që ë merret si një konfirmim nga ana e saj për romancën me Robertin i cili prej vitesh i ka dhënë fund martesës me këngëtaren, Nora Istrefi.

Foto: Laureta Maqedonci/Instagram

Ish-cifti janë gjithashtu prindër të një vajze, Renee, ndërsa u tha se pas lajmeve për lidhjen e re të Robertit raportet me Norën nuk janë edhe as miqësore.

Dyshja tashmë kanë larguar njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin në Instagram gjë të cilën nuk e kishin bërë pas divorcit.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort