Latifi: Me Vuçiqin Serbia është rikthyer te regjimi hibrid si në kohën e Millosheviqit

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se me Aleksandar Vuçiq president, Serbia është rikthyer te regjimi hibrid autoritar.

Serbia, thotë Latifi kishte regjim hibrid kur udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviq.

“Shteti serb nuk ka arrit me bo një tranzicion normal demokratik. Është një nga dështimet e mëdha në Europën Juglindore, në Ballkan apo në Europë në tansi i dështimit të përfundimit të tranzicionit demokratik”, tha Latifi.

“Në këto vende zgjedhjet janë vetëm një lloj rituali i kotë politik që mbahet për me rikonfirmu atë i cili tashmë e ka pushtetin të garantuar se do ta fitojë”, theksoi ai.

“Në kohën e Millosheviqit Serbia ka qenë një regjim hibrid. Regjimet hibride janë ato regjime të cilat formalisht janë demokratike, kanë parti politike të regjistruara, të emëruara, zhvillojnë aktivitete por që përmbajtësisht në thelb janë regjime autoritare”, shpjegoi Latifi.

“Me vrasjen e Gjingjiqit ajo periudhë mbyllet dhe Serbia kthehet në pozicionet e një regjimi hibrid të cilin Aleksandar Vuçiq tanimë e ka çuar në ekstrem”, shtoi ai.

Go to TOP